INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo shqiptare do të këndojë kolonën zanore të ‘James Bond’ dhe është zyrtare [FOTO]

Kjo shqiptare do të këndojë kolonën zanore të ‘James Bond’ dhe është zyrtare [FOTO]

Publikuar më: 17:58 18-07-2018

Zyrtarizohet lajmi. Kolonën zanore të filmit ‘James Bond’ do ta këndojë këngëtarja shqiptare.

22 vjeçarja këtë herë ka sfiduar edhe Adele e cila më parë ka kënduar kolonën zanore të ‘Skyfall’ apo edhe Ed Sheeran, Jessie J dhe Paloma Faith.

Zgjedhja e Dua Lipës thuhet se ka qenë e vetë regjisorit të ‘James Bond’, Danny Boyle.

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond”, është shprehur Boyle, që duket se pas shumë spekulimeve ia ka besuar sërish britanikut Daniel Craig.

Kujtojmë që për herë të parë kolonën zanore të James Bond “We have all the time in the World” e ka kënduar Louis Armstrong e pas tij me radhë emrat më të suksesshëm të muzikës botërore si Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Tina Turner, Duran Duran, Alicia Keys dhe Sam Smith, në filmin e fundit “Spectre”.

b2c0893e95863631bc2703c9c4a58b2d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457