INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Xheni do të kthehet sërish me Benardin? Ky detaj po i çudit të gjithë! [FOTO]

Kjo nuk pritej! Xheni do të kthehet sërish me Benardin? Ky detaj po i çudit të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 18:36 24-04-2018

Xheni drejt rikthimit me Benardin? Ja postimi që po ngre dyshime. 

Ata ishin një nga çiftet më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe jashtë saj. Në shtëpinë e famshme bënë bujë me dashurinë e tyre, por edhe pas përfundimit të spektaklit thashethemet nuk kanë të sosur për dyshen Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi. Ishte pikërisht ndarja e dyshes e cila ka bërë që portalet të mbushen me lajme rreth çiftit dhe fansat ishin në dilema për raportin mes Xhenit dhe Benardit.
Ata kanë disa muaj që nuk janë më bashkë pavarësisht thashethemeve, por mesa duket Xheni ka shumë qejf të lëshojë sinjale për ish-in e saj.

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother”, ka shpërndarë një thënie romantike, në të cilën shkruhet “Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”. 

xhen.jpg

 

Dhe sikur mos të mjaftonte ky shkrim, që duket sikur është postuar enkas për Benardin, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe parashikimit që horoskopi i jep për shenjën e saj. Sipas këtij të fundit, për shenjën e Xhenit, Virgjëreshën, parashikohet një ‘rikthim si me magji’ me një person me të cilin ajo ka ndërprerë marrëdhënien. 

xhenso.jpg

 

Edhe juve ju duken si dedikim për Benardin?

Article Logic
Execution time: 0.0040512084960938