INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej, pse vallë?! Anna Lika sapo u bëri ''DISS'' repereve shqiptare, Rinës, Tayna-s, Baby G: Jo mami njëra, jo...[FOTO]

Kjo nuk pritej, pse vallë?! Anna Lika sapo u bëri ''DISS'' repereve shqiptare, Rinës, Tayna-s, Baby G: Jo mami njëra, jo...[FOTO]

Publikuar më: 22:30 02-07-2018

Tayna dhe Rina Balaj janë dy këngëtare të cilat kohët e fundit janë duke korrur mjaft sukses në tregun muzikor. Tayna është bërë e njohur për publikun me këngën “Columbiana” ndërsa Rina me “S’ka konkurrencë”, në bashkëpunim me reperin Fero. Të dyja këto këngë janë kthyer në hite dhe janë duke u dëgjuar shumë në çdo vend ku ka muzikë.

Kënga “Columbiana” nga fansat u cilësua si ‘diss’ i këngëtares Tayna kundrejt Rinës pasi në tekst ka fjalë të cilat duken me shumë tendencë. Lidhur me këtë Rina ka folur në një intervistë për ku tregon se ajo nuk e merr aspak si të tillë, pasi fjalët e nuk përputhen me atë, por ka rezultuar krejt e kundërta.

Rina e ka quajtur veten mami i repit në këngën e saj të fundit “Mami” ku shprehet: “U bënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami.”. Mirëpo këtë se kanë pritur mirë reperet e tjera Taynaa dhe Baby G.

“E si t’më nijn mu, as ty mo nuk t’knohet. Kush është mami”, ja ka kthyer Tayna Rinës në këngën e re që titullohet ‘Shqipe’.

Baby G nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ajo është ‘Mami’ e vërtetë. Në foton e fundit ajo ka shkruar për Rinën “Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Po unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti mami?”.

bba.jpg

 

Sherrin e repereve shqiptare e ka komentuar edhe aktorja e njohur Anna Lika. Nëpërmjet një postimi në Instastory, teksa ka pozuar me mikeshën e saj, ajo nuk ja ka përtuar vajzave:

“Jo mami njëra, jo mami tjetra. ‘Mamat’ këtu jemi ne!”- ka shkruar aktorja me humor në foton e publikuar.

aam.png

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059