INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Luana Vjollca “në luftë” me Ermal Mamaqin për...[FOTO]

Kjo nuk pritej! Luana Vjollca “në luftë” me Ermal Mamaqin për...[FOTO]

Publikuar më: 09:36 03-02-2018

Epo kur bëhet fjalë për Vip-a si Anxhela Peristeri të gjithë duket se përpiqen të jenë të parët që ta kenë të ftuar në emision.

Këngëtarja do jetë e ftuara e Ermal Mamaqit në emisionin “Xing” të së shtunës, por më parë do jetë në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Po pse mos ta analizojmë ashtu siç ndodh realisht? Anxhela do jetë e ftuar tek Luana në drekë, më pas do shfaqet te Ermal Mamaqi, në darkë. Normalisht ashtu siç dihet të dy emisionet janë të rregjistruara më parë.

Ashtu siç e ka zakon Ermal Mamaqi edhe këtë herë i ka ftuar fansat t’i bëjnë pyetje këngëtares së njohur shqiptare, por mes qindra komenteve i ka shkruar dhe Luana: “Pasi ta shohin te mua nesër”.

Nuk ka vonuar as përgjigja e Ermalit, i cili me humor i shkruan “Luana Vjollca e morëm vesh që ka qënë te ty. Ska nevojë të na prishësh emisionin”.

Epo edhe pse mund të jenë shumë miq, konkurrenca bën të vetën, të gjithë duan të jenë të parët.

swrt5h_qw45.jpg

sety_w3.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061