INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Flitej se do të përballet me Joshua, por kampioni i boksit Tyson Fury do të ndeshet me boksierin e njohur shqiptar?! [FOTO]

Kjo nuk pritej! Flitej se do të përballet me Joshua, por kampioni i boksit Tyson Fury do të ndeshet me boksierin e njohur shqiptar?! [FOTO]

Publikuar më: 19:38 17-04-2018

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Tyson Fury njoftoi rikthimin e tij në ring javën e kaluar. Ai do të luftojë më 9 qershor në Manchester. Edhe pse njoftoi rikthimin në ring, nuk është zbuluar ende boksieri kundërshtar. Por, sipas mediave angleze kundërshtari i Furyt do të jetë një shqiptar.

fur.jpg

 

Bëhet fjalë për vëllain e Nuri Seferit, Sefer Seferi. 39-vjeçari gjatë karrierës ka zhvilluar 24 ndeshje, dhe ka fituar 23 herë, 21 me KO e një humbje. Madje përveç mediave, edhe bastoret e favorizojnë shqiptarin si kundërshtar të mundshëm të ish-kampionit botëror.

sefe.jpg

 

Kujtojmë se Tyson Fury para dy viteve mposhti boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko. Ai u përjashtua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit për shkak të “dopingut”. Britaniku kërkon të rikthehet sa më shpejtë dhe të jetë i gatshëm për t’u përballur me kampionin aktual, Anthony Joshua.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030651092529297