INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo ndodhi do t'iu ndryshojë mendimin tuaj për iPhone!

Kjo ndodhi do t'iu ndryshojë mendimin tuaj për iPhone!

Publikuar më: 10:48 16-07-2018

Shpesh ne kemi debate në lidhje me fortësinë e smartphonëve. Disa thonë që Samsung është më i mirë, disa thonë që iPhone është më i mirë, kurse të tjerë janë skeptikë për çfarëdo smartphoni.

Për të krijuar idenë tuaj se sa rezistent është një iPhone, thjesht lexoni me vëmendje këtë ndodhi.

Një turist ishte duke mësuar që të përdorte kajakun(lloj i vogël varke për 1 person). Sigurisht që ai duhet të bënte video për rrjetet sociale në ato momente, por nuk eci. Dallgët tundën fort kajakun dhe bënë që iPhone i tij të binte në ujë. Për të dalë nga kajaku është disi e vështirë, por nqs ai do të dilte do të bëhej e pamundur që të hynte prap dhe në atë mënyrë duhet të kthehej në breg me not. Meqë gjetja e iPhone nuk ishte e sigurtë edhe nëse ai do të provonte çdo opsion që kishte, turisti vendosi që ta linte fare idenë e kërkimit.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Rreth dy ditë më vonë, një zhytëse e quajtur Cerys Hearsey po kërkonte për korale në të njëjtën zonë. Papritur ajo pa një dritë të çuditshme në det dhe vendosi që të hetojë ngjarjen. Kur mbërriti tek burimi i dritës ajo u shokua.

iPhone 7 i turistit ishte burimi i dritës dhe për më tepër ai po punonte në 30 metër thellësi dhe kishte akoma 80% bateri. Zhytësja menjëherë u interesua që të gjente pronarin e pajisjes, i cili rezulton që të jetë kushuriri i këngëtarit të famshëm britanik Rob Smith.

Smartphoni udhëtoi nga SHBA për në Britani dhe u ribashkua me pronarin pas vetëm një jave. Ky i fundit u shpreh që është i shokuar se si një smartphone mund të jetë kaq rezistent.Identiteti i tij nuk është publikuar pasi ai nuk dëshironte këtë gjë.maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049