INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është receta më e shijshme për tavolinën e Krishtlindjeve [FOTO]

Kjo është receta më e shijshme për tavolinën e Krishtlindjeve [FOTO]

Publikuar më: 19:29 19-12-2018

Në përmbyllje të vitit 2018, si viti i parë i markës Hilton në Shqipëri nëpërmjet hotelit Hilton Garden Inn Tirana, si dhe në kuadrin e festave të fundvitit, shefat e kuzhinës së hotelit më të ri në Shqipëri, kanë organizuar në ambientet e restorantit Olive Tree, një aktivitet me gazetarë, të titulluar:

Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana.

Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi karakteristikat e kuzhinave të ndryshme botërore dhe u shkëmbyen eksperienca fantastike jo vetëm nga shefat e kuzhinës, por edhe nga gazetarët shumë të informuar në këtë fushë.

Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Hilton Garden Inn Tirana z. Michael Walker, falenderoi gazetarët për partneritetin e treguar gjatë muajve të parë të prezencës së markës Hilton në Shqipëri dhe informoi gazetarët mbi aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të fundit të vitit 2018, veçanërisht për Darkën e Bamirësisë për Krishtlindje që do të organizohet më 24 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në bashkëpunim me fondacionin Down Syndrome Albania, ku pjesëmarrësit në këtë darkë do të argëtohen me gatimet dhe atmosferën festive, kurse fitimet nga çdo biletë e shitur do të shkojnë në ndihmë të njerëzve me Sindromën Down.

Bashkangjitur do të gjeni disa receta të shefave për t’i bërë festat tuaja më të shijshme: 

collagetoptha.jpg

collage2hilton.jpg

collagearre.jpg

collagehilt.jpg

vvuj.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379