INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendosni skedinë! Kjo është Kombëtarja që do të fitojë Botërorin Rusi 2018 sipas statistikave, jeni dakord? [FOTO]

Vendosni skedinë! Kjo është Kombëtarja që do të fitojë Botërorin Rusi 2018 sipas statistikave, jeni dakord? [FOTO]

Publikuar më: 18:18 01-05-2018

Shumë prej jush mund të mërziten!

Pak më shumë se 1 muaj na ndajnë nga fillimi i Botërorit Rusi 2018 dhe fansat e futbollit nuk mund të jenë më të lumtur se kaq. Që tani kanë nisur diskutimet mes shoqërisë dhe jo vetëm se kush do të jetë Kombëtarja që do të triumfojë dhe sipas institutit të futbollit CIES, është skuadra e Spanjës, ekipi më favorit për të fituar Kupën e Botës së kësaj vere, që do të mbahet në Rusi. CIES ka realizuar një renditje virtuale, që llogarit përqindjen e lojtarëve të angazhuar në kampionatet dhe kupat kombëtare, që nga korriku i vitit të kaluar, duke nxjerrë edhe 23 futbollistët më të aktivizuar.

Nga ky klasifikimi, lojtarët e kombëtares iberike, janë ata që kanë luajtur më shumë minuta, e përkthyer në përqindje, mesatarisht 81.1% të ndeshjeve në sezonin aktual, përqindja më e madhe kjo nga të gjitha skuadrat finaliste.

Në këtë llogaritje shtohet edhe niveli sportiv i klubeve ku luajnë lojtarët e Spanjës, që në total është më i lartë se përfaqësueset e tjera. Brazili, Franca dhe Gjermania janë 3 skuadrat e tjera që ngjiten mbi 80% në këtë indeks të veçantë. E fundit në pretendentët e Botërorit është përfaqësuesja e Panamasë. Botërori i kësaj vere nis në 14 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe të 15 korrikut në Moskë.

SP.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854