INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo deklaratë dashurie e Drake për Rihanna-n po bën xhiron e botës [VIDEO]

Kjo deklaratë dashurie e Drake për Rihanna-n po bën xhiron e botës [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 29-08-2016

Sikur të mos mjaftonte çmimi "Michael Jackson Video Vanguard", Rihanna mori në skenën e MTV Music Awards edhe një tjetër vlerësim të madh nga Drake.

Teksa e prezantoi me trofeun e saj, reperi 29-vjeçar ndau me publikun e Madison Square Garden dhe kolegen e tij, një fjalim mjaft të ëmbël se si e kishte njohur këtë të fundit dhe sa shumë e dashuronte. "Ajo është dikush me të cilën jam i dashuruar që kur isha 22 vjeç" tha Drake gjatë fjalimit të tij duke shkaktuar ovacione dhe duartrokitje tek pjesëmarrësit në sallë. Kujtojmë që Drake gjithashtu u nderua me çmim duke marrë në shtëpi trofeun Best Male Video për hitin "Hotline Bling"!

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203