INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kisha lidhje abuzive, prandaj shkrova këtë këngë”, këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë vështirësitë e lidhjes së saj [VIDEO]

“Kisha lidhje abuzive, prandaj shkrova këtë këngë”, këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë vështirësitë e lidhjes së saj [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 12-08-2019

Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.

Dhe PO, është ajo është shqiptare nga Kosova.

Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre do u bashkëngjitet edhe një emër i ri.

ILIRA, është vajza për të cilën e kemi fjalën, të cilën e kanë krahasuar shpesh me këngëtaren me famë botërore Rihanna dhe shqiptaren Dua Lipa.

hjdfghjgfjkdfgbgfjk.PNG

Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë:

“Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, ILIRA, s’duhet t’iu ikë nga radarët”.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën nga Sunny Hill Festival menjëherë pas performancës së saj energjike.

Meqë ajo është deklaruar se i shkruan vetë këngët e saj, Ilira u pyet nëse kënga “Diablo” e cila flet për një romancë toksike ku gruaja është viktima e një burri, ka diçka personale apo është thjeshtë një histori iluzioni.

“Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua t’iu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”- është shprehur Ilira, e cila e ka shkruar vetë edhe këngën “Diablo” të cilën mund ta dëgjoni më poshtë po ashtu dhe deklaratën e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328