INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kinezët prodhojnë mantelin e padukshmërisë së Harry Potter

Kinezët prodhojnë mantelin e padukshmërisë së Harry Potter

Publikuar më: 14:27 13-03-2018

Manteli i padukshmërisë merr jet vetëm në filma por mesa duket Kina ka prishur të gjitha parashikimet.
Mediat kineze kanë prezantuar një dokumentar për materialin e rrallë që shkencëtarët kanë ndërtuar.
Në dokumentar sqarohet se materiali i padukshmërisë që ndryshe njihet si metamaterial është i ndërtuar nga disa materiale konvencionale të cilat përkulin rrezatimin infra të kuqë dhe çdo lloj tjetër drite çka e bënë të padukshëm objektin për syrin njerëzorë, shrkuan intv.al
Pavarësisht se në dokumentar u shpjegua me detaje ndërtimi i materialit që zhduk objektet, la në hije se cili është qëllimi i ndërtimit të tij dhe se ku do të përdoret.
Kjo ka bërë që ekspertet të mendojnë se Kina do ta përdorë këtë material tek avionët e luftës kryesisht tek modeli J-20 i cili është modeli më i fundit i prezantuar dhe ka mundësi të mbajë një sasi të madhe raketash.
Ekspertët i bazojnë parashikimet e tyre se ky material do përdoret për qëllime shkatërruese pasi inxhinieri kryesor i avionit Yang Ëei është dhe anëtar i bordit të krijimit të mantelit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055