INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian në klasë të 7-të s’paska qenë aspak si vajzat shqiptare në të njejtën klasë! [FOTO]

Kim Kardashian në klasë të 7-të s’paska qenë aspak si vajzat shqiptare në të njejtën klasë! [FOTO]

Publikuar më: 20:00 20-09-2018

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo rrallë herë veshjet dhe pamjet e saj kthehen në trend.

Kim është gjithashtu shumë e suksesshme në biznes e së fundmi po flitet se ajo ose Kanye Ëest do të kandidojnë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por se sa të vërteta janë këto fjalë, mbetet për t’u parë ditët në vijim.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka publikuar një foto fëmijërie kur ajo ishte në klasë të shtatë. Dhe ndryshe nga sa mund të mendoni një vajzë 12-13 vjeçare me një palë xhinse të thjeshta dhe atlete, ajo duket se nuk ka aspak lidhje me një look të tillë. Në foton e postuar Kim duket e veshur me një fustan të zi elegant, xhaketë dhe taka si dhe ka vënë buzëkuq.

Në klasë të 7-të. Ky ishte buzëkuqi im. Duhet të bëj një rikthim” – shkruan ajo në foton e publikuar.

KIMK.png

Article Logic
Execution time: 0.0029468536376953