INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim K rrëfen ndarjen mes Kylie dhe Tyga, nuk do t’u besoni veshëve! [VIDEO]

Kim K rrëfen ndarjen mes Kylie dhe Tyga, nuk do t’u besoni veshëve! [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 30-05-2017

Bukuroshja 36 vjeçare ka treguar detaje të padëgjuara mbi klanin Kardashian, por ajo që tregoi për ndarjen e Kylie dhe Tyga ishte thjesht e pabesueshme.

E intervistuar në Watch What Happens Live with Andy Cohen, motra më kontroversiale Kardashian e ka hapur thesin për familjen e saj. Ndër të tjera, ajo tregoi se Kourtney pinte shumë në rininë e saj, ndërsa ekziston një mundësi minimale prej 2 përqind që mamaja e saj Kris Jenner të flasë më me gojë me Caitlyn. Por më i paprituri ishte padyshim sekreti mes ndarjes së Kylie dhe Tyga, për të cilën ajo tha që ishte shumë e lehtë. Kim tregoi se nuk kishte aspak dramë pas ndarjes së një prej çifteve më të përfolur në botën e spektaklit, sikur atyre të mos u interesonte fare për lidhjen që kishin. Do të kishim pritur më shumë nga çifti që “kërkonte të shpenzonte jetën bashkë”. Madje Kim ishte e lumtur për këtë ndarje. Si motër e madhe, duhet të ketë ditur diçka më shumë se "vogëlushja" Kylie...

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654