INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiki a të pëlqejnë akulloret? Drake nis biznesin e ri! 10 mijë dollarë për t’u bërë shitës

Kiki a të pëlqejnë akulloret? Drake nis biznesin e ri! 10 mijë dollarë për t’u bërë shitës

Publikuar më: 12:02 22-07-2018

Drake di si të bëjë muzikë të mirë dhe biznes të mirë sigurisht, por që të mund të fillonte të shiste dhe akullore këtë nuk na e kishte marrë mendja kurrë.

Reperi ka shpenzuar më shumë se 10 mijë dollarë për të shpërndarë 1000 akullore falas në 5 vende të ndryshme në Los Angeles.

4 stenda u happen në Hidden Hills dhe një në Calabasas, lagjen e të gjithë njerëzve të famshëm në Hollivud.

Por kjo nuk ka qenë thjeshtë një dhuratë e Drake për fëmijët e lagjes në ditët e nxehta të verës. Në fakt reperi ka menduar të promovojë me këtë mënyrë albumin e tij më të ri.

Në të gjitha stendat ku dhuroheshin akulloret falas, gjendeshin të printuara tekstet e këngëve të tij.

drake_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096