INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara Tito foli për herë të parë për lidhjen me Butrintin, këngëtari zbulon se si dhe kur do i shohim bashkë [FOTO]

Kiara Tito foli për herë të parë për lidhjen me Butrintin, këngëtari zbulon se si dhe kur do i shohim bashkë [FOTO]

Publikuar më: 08:54 05-06-2019

Moderatorja Kiara Tito, ditëve të fundit ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të publikimit të disa fotove me këngëtarin Butrint Imerin. E ftuar pasditen e djeshme te ‘Rudina’, Kiara ka sqaruar domethënien e këtyre fotove, të cilat janë shkëpura nga klipi më i ri i Butrintit.

‘Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip’, tha moderatorja.

Më tej, ajo ka sqaruar edhe raportin që ka me këngëtarin, duke mohuar faktin se mund të kenë një lidhje.

‘Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi’, tha Tito.

Ndërkohë që Butrinti ka zbuluar më në fund se kur do të publikohet ky klip ku Kiara do të jetë protagoniste dhe mënyra se si e ka zbuluar është shumë interesante. Se dimë nëse do të ketë skena eksplicite, por Butrinti në posterin e publikuar ka vendosur logon “parenatal advisory explicit content” që paralajmëron të mos shihet pa praninë e prindërve.

poster.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336