INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson zyrtarisht bashkë! Fotografohen për herë të parë pas skandalit të tradhëtisë [FOTO]

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson zyrtarisht bashkë! Fotografohen për herë të parë pas skandalit të tradhëtisë [FOTO]

Publikuar më: 13:15 06-05-2018

Qarkullimi i video-skandalit ku basketbollisti i njohur Tristan Thompson tradhëtonte Khloe Kardashian ndërkohë që ajo ishte shtatëzanë, ishte një lajm shokues për të gjithë. Akti i tradhëtisë është komentuar shumë nga të gjitha, madje shumë komente negative u bënë menjëhëerë në profilin e Thompson në Instagram. Shumë prej komenteve shprehnin edhe keqardhje për Khloe Kardashian dhe e merrnin me mend dhimbjen që ajo po përjetonte. Por mesa duket ylli i “Keeping ëith Kardashian” është treguar më e fortë seç ne të gjithë mund të mendonim, pasi i ka lënë të gjitha pas këto dhe e ka falur partnerin e saj. Ajo është shfaqur për herë të parë me Tristan Thompson dhe nga fotot duket sikur mes tyre po shkon gjithçka normalisht. Burime pranë çiftit thonë se Khloe ka vendosur t’i japë marrëdhënies së tyre një tjetër shans dhe e ka lejuar Tristan të kthehet në shtëpinë e tyre në Cleveland.

4bdda61d00000578-5693269-back-on-khloe-kardashian-and-tristan-thompson-were-spotted-at-lu-a-28-1525500483681.jpg

 

Khloe lindi vajzën e saj True vetëm disa ditë pasi pa pamjet e pabesisë së bashkëshortit të saj Tristan dhe mbase kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet se pse Khloe mund ta ketë falur partnerin e saj. Mbase ky lajm na duket i pabesueshëm pasi nuk është hera e parë që Khloe është tradhëtuar nga Tristan. Epo tani, shpresojmë që Tristan të ketë zenë mend sepse tashmë është edhe një baba. Mos ja thyej më zemrën Khloe-s, Tristan!

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719