INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khëm khëm! Mozzik dhe një tjetër bashkëpunim me producentët e njohur?

Khëm khëm! Mozzik dhe një tjetër bashkëpunim me producentët e njohur?

Publikuar më: 13:59 13-08-2018

E ndërkohë që Mozzik së shpejti do të bëhet baba, dhe këtë na e konfirmoi vetë ai bashkë me Loredanën me postimet e tyre në Instagram, duket se kjo nuk e ndalon aspak që të vazhdojë të merret me projekte muzikore.

Para pak ditësh Mozzik publikoi hitin e tij më të fundit me dy producentët e njohur gjerman Miksu dhe Maclaoud.

Mund të themi se është një sukes që sa vjen e rritet ky, dhe kjo mund të jetë arsyeja se përse ai po bashkëpunon sërish me ta, ose të paktën kështu duket nga postimi që ai bëri në Instagram.

Në një video të postuar prej tij, të cilën më pas ai e ka fshirë, duket se Mozzik dhe dy producentët po punojnë për një tjetër hit.

“KhëmmKhëmm” ka shkruar reperi dhe ka bërë tag Miksu dhe Macloud.

Duke qenë se ai e ka fshirë më pas videon, mbase është një shenjë që do të na duhet të presim ca, ose Mozzik është nxituar pak me paralajmërimin.

mozzik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418