INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë festat që po bëhen popullore edhe pse nuk janë pjesë e historisë sonë [VIDEO]

Këto janë festat që po bëhen popullore edhe pse nuk janë pjesë e historisë sonë [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 25-12-2017

Atmosfera e festave ka nisur të ndihet prej disa javësh duke kulmuar sot.
Të gjithë besimtarët e krishtere, por jo vetem, festojnë lindjen e Krishtit.
Kjo dite simbolizon nje nga ditet me rendesishme per besimtaret e krishtere. Por tashme festimi i festave te ndryshme eshte kthyer ne tradite ne vendin tone.
Ne keto 3 dekada pas monizmit kane nisur te festohen tona tradicionale fetare dhe shumë festa të tjera që s'janë pjesë e historisë tonë.
Darka e falënderimeve, nata e bardhë, dita e Shën patrikut, Halloëeen dhe e premtja e zeze po njohin një popullaritet në Shqipëri dhe nga viti në vit po festohen dhe më shumë nga shqiptarët pavarësisht që siç i dimi janë festa të kombeve të tjera.
Darka e falënderimeve ose e njohur ndryshe si Thanksgiving Day është një festë që origjina e saj është nga kontinenti i Amerikës, megjithatë kjo se ka ndaluar që të jetësohet në Shqipëri, ku shumë qeveritarë kanë shtruar darka në këtë ditë të shënuar.
Nata e Bardhë e ka origjinën nga Shën Petersburg i Rusisë por pas vitit 2013 është bërë dhe festë e shqiptarëve.
Halloëeen festa e amerikanëve tashmë, ka veshur dhe shqiptarët me kostumet e frikshme.
E së fundmi festa e cila po festohet në Shqipëri është dita e Shën patrikut ose festa e gjelbër, një ditë që simbolizon mirësinë, paqen për irlandezët.
Pavarësisht se numri i personave që i festojnë këto festa "të adoptuara" po njeh rritje nga viti në vit, janë të paktët ata që e dinë se çfarë po festojnë dhe cili është qëllimi i festës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154