INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë disa nga shkaqet e plakjes së parakohshme të lëkurës

Këto janë disa nga shkaqet e plakjes së parakohshme të lëkurës

Publikuar më: 13:02 13-02-2018

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës. Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave, madje ka raste kur nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vet, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.

Kremit tuaj të  përditshëm i mungon një element i rëndësishëm

90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke udhëtuar me makinë.

Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie, kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.

Jeni duke konsumuar  shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e  efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë.  Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga  tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha.  Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Keni qëndruar zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormon i stresit që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm  veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00427198410034
    array(1) { ["section"]=> string(68) "keto-jane-disa-nga-shkaqet-e-plakjes-se-parakohshme-te-lekures-50213" }