INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 fotot më të bukura në INSTAGRAM për këtë javë nga vajzat e showbiz-it shqiptare [FOTO]

Këto janë 5 fotot më të bukura në INSTAGRAM për këtë javë nga vajzat e showbiz-it shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 23:43 20-04-2018

Sot kemi bërë një udhëtim në Instagram-in e personazheve tanë të showbizit, kryesisht vajzave dhe kemi përzgjedhur 5 fotot më të bukura. Veshja, ideja e fotos, vendi etj.,kanë qënë pikërisht këto elementë që na kanë pëlqyer tek fotot që kemi përzgjedhur. Përpos listës më poshtë që u zgjodh nga stafi i emisioniit “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, ato mund të shërbejnë edhe si frymëzim për ju nëse jeni duke menduar çfarë të vishni në darkë apo dhe një paradite në plazh duke qenë se na pret edhe fundjava.

Tani i zbulojmë edhe për ju fotot e përzgjedhura nga IN Tv se cilat janë fotot më të bukura në Instagram për këtë javë.

1.Lori Hoxha

Në fakt ka qenë e vështirë të përzgjedhje një foto nga Instagrami i Lorit, pasi të gjitha janë shumë të bukura, por kemi përzgjedhur pikërisht këtë foto pasi Lorin e kemi parë edhe pak më ndryshe, në një fustan pranveror me lule të vogla ku dominon ngjyra e kuqe. Lori është adhuruese e ngjyrës së zezë në veshje, por edhe me ngjyra ajo duket kaq bukur dhe e ëmbël. Konsideroji më shpesh ngjyrat Lori!

b33912d2-d513-4b8d-a13e-955880a29576.jpg

2.Anxhelina Kotorri

Blogerja e njohur Anxhelina Kotorri njihet për stilin e saj të guximshëm, por që qëndron edhe koherente me trendet më të fundit të modës. Edhe tek kjo foto që ne kemi përzgjedhur si një ndër fotot më të bukura të javës, ajo ka kombinuar dy trendet më të mëdha të momentit. Fustani me ‘polka dot’ kombinuar me atletet e famshme të quajtura “grandpa sneakers”. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe syzet e bardha vintage dhe çanta kashtë që janë shumë ‘in’ për këtë sezon. Një 10 me yll për Anxhelinën, shkruan intv.al

1d9bfbb4-61e4-42e0-909c-3a78a4557db9.jpg

3.Xhesika Berberi

Kemi përzgjedhur gjithashtu edhe një ‘coachella look’të Xhesika Berberi, një stil shumë bohem por që i qëndron shumë mirë modeles së njohur. Ne na pëlqen shumë Xhesika me këtë veshje dhe me stilin bohem. Por lind pyetja që a ka diçka që i rri keq Xhesikës?

3663dc37-6256-40c0-bf23-4cec82557911.jpg

4.Armina Mevlani

Në listën tonë nuk mund të mungonte fotoja shumë vintage e Armina Mevlanit, i cili është edhe stili i preferuar i blogeres së famshme. Shkrepur në Paris nga fotografi i huaj Armina është shfaqur me fustanin velvet vishnjë dhe çizmet e e saj mbi gju që i kanë dhënë një pamje plot stil dhe elegancë.

5197a3bf-69dc-4339-9863-19e84d9b2624.jpg

5.Venera Lumani

Venera Lumani është një ndër artistet e kompletuara, me një zë unik dhe një stil të veçantë në veshje. Kur futesh në Instagramin e saj nuk mund të gjesh dot një foto ku ajo nuk është veshur bukur. Për këtë javë kemi përzgjedhur foton ku ajo shfaqet me nje fustan të lirshëm pranveror me lule ‘vintage’ rozë kombinuar me atlete. Aksesorët që ajo ka përzgjedhur për ti shtuar veshjes së saj është çanta e saj e kuqe dhe kapelja kashtë që i kanë dhënë një tjetër frymë pamjes së saj./intv.al/

d13ade2f-e212-4f1c-a077-50f6d235bf64.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111