INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 4 shenjat e horoskopit që e fajësojnë direkt veten e tyre. Sa të mirë!

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që e fajësojnë direkt veten e tyre. Sa të mirë!

Publikuar më: 11:48 15-11-2017
Astrologjia zbulon gjëra rreth mënyrës si ne trajtojmë gabimet.
Edhe kur situata nuk është e planifikuar, secila shenjë ka mënyrën si  i përgjigjet momenteve të papritura. Sipas ekspertëve, këto janë 4 shenjat e horoskopit të cilat e fajësojnë direkt veten e tyre për ndonjë situatë të caktuar. Ata nuk lodhen të gjejnë se kush gaboi, por e kanë më të lehtë ta marrin për vete përgjegjësinë e fajita.
Bëhet fjalë për: gaforren, virgjëreshën, peshqit dhe binjakët.
1. Gaforrja
Ajo është në harmoni me emocionet e saj. Një gaforre e pranon fajin  më shumë se shenjat e tjera. Ajo fajëson veten për çdo gjë. Nëse një gaforre  dëshiron të relaksohet, ajo duhet të ndihet e qetë shpirtërisht dhe preferon t’i japë fund konflikteve duke e marrë vetë fajin përsipër. Sa të mirë që jeni!
2. Virgjëresha
Virgjëresha është shenja që dëshiron perfeksionizmin. Ajo  shkon përtej arritjes së ndonjë qëllimi të saj. Virgjëresha  beson se ka kontroll mbi jetën e saj. Ajo vetëfajësohet, nëse diçka nuk shkon si do kishte dashur. Kujdes virgjëreshë, jo gjithçka është kaq perfekte!
3. Peshqit
Peshqit vetëfajësohen  në situata të ndryshme. Kur vjen puna te gabimet, ata i pranojnë me lehtësi dhe nuk këmbëngulin shumë. Një peshk dëshiron të fajësojë veten nëse diçka shkon keq. Ndjenja e fajit  shkakton rrëmujë në jetën e tyre. Sa i ndjeshëm je o peshk!
4. Binjakët
Binjakët nuk kënaqen lehtë. Ata e kanë ndjenjën e fajit kur mendja e tyre po ndryshon. Një binjak e fajëson shpejt  veten nëse diçka shkon keq. 
Binjakët ndihen të lumtur nëse vërtetë janë të sigurtë për opsionet e duhura. Pavendosshmëria i bën ata, të mos e kenë problem pranimin e fajit. Eh more binjak!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346