INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 12 anët pozitive të martesës në moshë të re

Këto janë 12 anët pozitive të martesës në moshë të re

Publikuar më: 12:07 26-07-2017

Ju kujtohet? Dikur, të martoheshe në moshen 20-vjeçare ishte diçka krejt e zakonshme.

Tani duket sikur martesa e hershme është një gabim të cilin të gjithë e shmangin. Fillimisht duhet të mbarosh një shkollë; më pas master-in; më pas doktoraturën; të gjesh një punë, të blesh një shtëpi. Më pas, je i lirë të martohesh! PopSugar ka realizuar një sondazh me femra të cilat janë martuar në moshat nga 18-23 vjeç. Ato janë pyetur se cilat janë të mirat që kanë parë nga martesa në moshë të re, dhe se a janë penduar. Të gjitha janë përgjigjur ‘jo’, e më pas e kanë sqaruar se përse nuk do të pendoheshin kurrë:

Aventurat e rinisë mund t’i përjetosh me një mik të ngushtë që do t’a kesh pranë një pjesë të mirë të jetës.

Asnjëri prej të dyve nuk është formësuar ende përfundimisht. Mund t’i jepni formë njëri-tjetri në mënyrën më të përshtatshme për të dy.

Mësoni të bëni kompromis me njëri-tjetrin teksa ju duhet të merrni vendime shumë të rëndësishme që në fillim.

Keni një mbështetje që shumë pak e kanë; ndërsa ju duhet të studioni në shkollë, apo të shkoni në intervistat e para të punës, ai është kurdoherë me ju si askush tjetër.

Jeni pashmangshmërisht të varfër kur jeni aq të rinj! Por kjo do të thotë se qëndrueshmërine financiare do t’a ndërtoni së bashku! Duke nisur nga hiçi, të dy do të mësoni të vlerësoni siç duhet gjithçka ju jepet, përfshirë njëri-tjetrin.

Trupi juaj është më mirë se kurrë në aspektin riprodhues kur jeni më të rinj.

Mësoheni që të mos mendoni vetëm për veten; gjithmonë edhe për dikë tjetër.

Rriteni bashkë.

Mësoni bashkë dhe mësoni njëri-tjetrin.

Keni shumë më tepër energji kurjeni të rinj; për të luajtur apo për të punuar…apo për të rritur fëmijët!

Është më e thjeshtë të planifikoni atë që do të vijë më pas, pasi jeni bashkë dhe e keni të qartë se çfarë kërkon partneri. Nuk ju mbeten shumë dilema!

Ambiciet, ëndrrat tuaja nuk duhet të zhduken vetëm sepse jeni të martuar. Dy mendje është më mirë se 1; do të ushqeni dëshirat dhe idetë e njëri-tjetrit.

Natyrisht këto janë vetëm përgjigjet e disa prej femrave të martuara në moshë të re; ato janë martuar me dëshirën e tyre. Sidoqoftë, jeta është shumë e gjatë dhe ndonjëherë e shkurtër. E duket se çelësi qëndron jo aq tek mosha në të cilën lidh jetën me dikë, por si dhe me kë e lidh. Nëse e dashuron partnerin dhe ai të dashuron ty, të martoheni sa jeni të rinj bëhet vendimi më i mirë!

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00383019447327
    array(1) { ["section"]=> string(59) "keto-jane-12-anet-pozitive-te-marteses-ne-moshe-te-re-33157" }