INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë vëllezërit e vajzave më të njohura në vend, të cilët nuk njihen [FOTO]

Këta janë vëllezërit e vajzave më të njohura në vend, të cilët nuk njihen [FOTO]

Publikuar më: 21:09 26-07-2017

Po ju i njihni? Tani do mësoni se cilët janë vëllezërit e moderatorve dhe të këngëtareve më të njohura në vend…

Janë përfolur shumë në media këto artiste dhe për popullaritetin që ata kanë arritur në vite karrierë apo edhe në pak kohë. Por ata që nuk janë në qendër të vëmendjes mediatike jane dhe vëllezërit e këngëtareve apo moderatoreve më të njohura në vend, ndryshe nga pjesa me e madhe e showbiz-it, të cilët e kanë prezantuar familjen e tyre në media. Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në IN Tv foli dhe për këta vëllezër të cilët nuk kanë qenë shumë pjesë e medias.

01. Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret që i ka rezistuar kohës dhe është ndër më të pëlqyerat, por shumë pak e njohin jetën e saj jashtë kamerava, ate private. Një foto shumë e rrallë është dhe kjo ku ajo shfaqet krah vëllait të saj, i cili quhet Endri.

alketa-vejsiu-.jpg

 

02. Moderatorja e njohur Arbana Osmani edhe pse ka shumë vitë në ekran, është një ndër personazhet e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Në një foto mjaft të bukur, Arbana shihet në mes e ulur së bashku me dy vëllezërit e saj brunë dhe mjaft simpatikë.

arbana.jpg

 

03. Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur si Kida, shumë rrallë ndan momente nga jeta e saj private por kohë më parë ajo ka ndarë me publikun një fotografi me vëllain e saj, për t’i uruar ditëlindjen. Ai quhet Vigan Latifi, edhe pse shumë pak e njohin nga publiku.

kida.jpg

 

04. Shumë të rralla janë fotot familjare që moderatorja simpatike, Jonida Vokshi publikon. Gjithmonë e fshehtë dhe e kujdesshme me këtë pjesë dhe më poshtë është e vetmja foto që ajo ka ndarë në rrjetete me vëllain e saj, që mësohet se quhet, Dori.

jonida.jpg

 

05. Dafina Zeqiri apo Daffy, energjike dhe gjithmonë përcjell pozitivitet tek publiku. Në këtë foto do njiheni me vëllain e saj nga babai, Driton Bajraktari. Edhe pse më parë është përfolur se nuk kanë shumë kontakt./intv.al/

daffy.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031