INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë filmat që nuk duhet t’i humbisni në 2018-ën [FOTO]

Këta janë filmat që nuk duhet t’i humbisni në 2018-ën [FOTO]

Publikuar më: 16:45 22-12-2017

Në pritje të vitit 2018, ne ju sjellim listën e filmave më të bukur dhe të shumëpritur që pritet të dalin në vitin që vjen.

-Deadpool 2, Jurassic World 2 ose

Një histori e Star Wars është vetëm maja e ajsbergut për titanët kinematografikë për vitin e ardhshëm. Mëposhtë po listojmë filmat më të shumëpritur për të gjithë të apasionuarit pas tyre. Ka nga të gjitha llojet, për disa duhet të pritet deri në fund të vitit 2018.

-Tomb Raider.

Fituesja e Oskarit Alicia Vikander do të zëvendësojë Angelina Jolie në Tomb Raider, kthimi i Lara Croft. Drejtohet nga Roar Uthaug dhe ka si protagonist të tjerë Dominic West, Walton Goggins dhe Daniel Wu. Del në 16 mars.

-Bohemian Rapsody. Një përshtatje e jetës së Freddie Mercury do të protagonizohet nga Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot. Shpresohet të dalë për Krishtlindjen e ardhshme.

-50 Shades Freed

Triologjia e fundit erotike mbi marrëdhënien mes Anastasia Steele dhe Christian Grey-it, tashmë të martuar dhe që ndajnë jetën bashkë. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan u japin fund këtyre personazheve me këtë pjesë nën drejtimin për herë të dytë nga James Foley. Del në shkurt të 2018 dhe kolonë muzikore do të jetë bashkëpunimi i Rita Ora-s dhe Liam Payne me titullin "For You".

-Fije të padukshme.

Filmi i fundit i protagonizuar nga Daniel Day-Lewis, mashkulli i vetëm që ka fituar 3 çmime Oskar dhe që njoftoi daljen e tij në pension.

Në Londër Reynolds Woodcock (Daniel Day-Lewis) dhe e motra Cyril (Lesley Manville) janë në krye të modës britanike, veshin fisnikërinë dhe yjet e kinemasë dhe të gjitha gratë elegante të kohës, shkruan pikante.al. Gjithçka ndryshon kur Reynolds takon Almën (Vicky Krieps), një vajzë që shumë shpejt do të kthehet në muzën dhe dashnoren e tij

-Kthimi i Meri Poponsit.

Rob Marshall është në krye të këtij filmi që është i vendosur 20 vite më vonë pas takimit të parë me dadon më të famshme të kinemasë dhe me familjen Banks, . Emily Blunt dhe Lin-Manuel Miranda janë dy protagonistët e komedisë muzikore ku do të shfaqen edhe Meryl Streep, Colin Firth, Julie Walters, Angela Lansbury dhe Dick Van Dyke.

netflix1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038611888885498