INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë deputetët që s'kanë folur asnjë fjalë për këto 3 muajt e parë të Kuvendit [FOTO]

Këta janë deputetët që s'kanë folur asnjë fjalë për këto 3 muajt e parë të Kuvendit [FOTO]

Publikuar më: 14:39 14-01-2018

Nuk janë pak, por 18 deputetë të cilët nuk kanë thënë asnjë fjalë në tre muajt e parë të Kuvendit të këtij viti. Dhe besojeni apo jo ajo është vetëm ”betohem”. Pjesa tjetër duket se nuk iu ka interesuar aspak.   “Kanë thënë vetëm “betohem” dhe 20 deputetët më me shumë fjalime në seancat plenare shtator-dhjetor 2017……”- shkruan Afrim Krasniqi, teksa analizon monitorimin e Kuvendit bere nga Instituti i Studimeve Politike.

Prej shtatorit kemi ndjekur 18 seanca plenare dhe disa dhjetëra kronika mbi punën e komisioneve parlamentare. Ka pasur debate të forta politike, protesta, bojkot, incidente, votime të kontestuara, por edhe ligje e vendime të rëndësishme.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se dy liderit politikë, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) kanë folur në 11 seanca parlamentare.

Në disa prej tyre ata kanë folur më shumë se njëherë, kryesisht në replika me njëri tjetrin ose me deputetë të tjerë.

Edhe deputetët Taulant Balla, PS, Edmond Spaho, PD dhe Petrit Vasili, LSI, duke qenë kryetar të grupeve parlamentare, kanë folur më shumë sesa deputetët e tjerë/isp/

jh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998