INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë 10 filmat e Krishtlindjeve që nuk duhet t’i humbisni…

Këta janë 10 filmat e Krishtlindjeve që nuk duhet t’i humbisni…

Publikuar më: 23:58 16-12-2017

Aroma festive ndihet kudo. Në disa qytete ka filluar edhe bora e cila i shton shijen atmosferës plot drita shumëngjyrëshe. Gëzohuni këto festa dhe sfidoni veten të shikoni plot 10 filma, nga ata të preferuarit kur ishim fëmijë, e deri tek klasikët modernë. Babagjyshi i Revistës Class ka sjellë një shportë të madhe me 10 filma që nuk duhet t’i humbni pa i ri/parë këtë sezon.

1.  It’s a Wonderful Life, 1946

Cili film tjetër për Krishtlindje do t’ju bënte të qeshnit dhe të qanit në të njëjtën kohë? Është, gjithashtu, film klasik në bardhezi. Ka nevojë për më shumë informacione? Nuk e besojmë.

2.  Elf, 2003

Këtu do të gjejmë aktoren Zooey Deschannel bionde dhe aktorin Will Ferrell duke u sjellë në formën më të çuditshme të mundur. Gjithashtu, filmi është i mbushur plot me këngë Krishtlindjesh. Të gjithë e dimë që kanë ardhur festat e fundvitit kur shohim filmin Elf.

3.  Miracle on 34th Street, 1994

Një film Krishtlindjesh me Matildën! Çfarë do të ishte më mirë? I shtojmë edhe pak Tichard Attenborough në rolin dhe Babagjyshit, dhe kështu përfitojmë një film perfekt për këtë sezon.

4.  Home Alone, të gjithë filmat

Hiqeni moralin dhe as mos e pyesni se si një prind mund të harrojë fëmijën e tij (disa herë radhazi). Uluni përpara televizorit dhe vetëm shijoni serinë me katër filma të I Vetëm në Shtëpi.

5.  Jack Frost, 1998

Edhe ky është një tjetër film i cili ju fton vetëm të shijoni magjinë e shndërrimit të një babai të një djali të vogël në një plak prej bore.

6.  The Snowman, 1982

Meqë po flasim për pleqtë e borës, The Snowman është një film i cili duhet parë me doemos, shkruan revistaclass.al. Tingujt fantastikë që shoqërojnë filmin arrijnë të zgjojnë shpirtin festiv te kushdo.

7.  Jingle All The Way, 1996

Çfarë do të ishin Krishtlindjet pa Arnold Schwarzenegger? Nuk po zbulojmë më shumë për të. Ju duhet vetëm ta shihni!

8.  The Muppet Christmas Carol, 1992

Maskota + klasikët e Dickens = perfeksion! Çfarë realizimi dhe aktrimi i Michael Caine në rolin e Skruxhit!

9.  Arthur Christmas, 2011

Filmi më i ri në listën tonë të sugjerimeve është Krishtlindjet e Arturit. I nominuar për Golden Globe dhe BAFTA. Nuk e keni parë akoma? Shiheni tani! Është një urdhër!

10.  Christmas with the Kranks, 2004

A mund t’i largoheni ndonjëherë atmosferës festive të fundvitit? Këtë tentoi të bënte familja Krank të cilët shumë shpejt e gjetën veten duke organizuar darkën e Krishtlindjes në emergjencë të plotë.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324