INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kështu  e përgatisni mendjen për sukses

Kështu e përgatisni mendjen për sukses

Publikuar më: 16:52 17-07-2018

Në mendjet tona ka shumë fuqi dhe potencial, por shumica prej nesh asnjëherë nuk mësohemi ta shfrytëzojmë atë.

Qoftë edhe me veprimet më të thjeshta ne vazhdimisht e programojmë veten për dështim duke thënë se nuk jemi mjaftueshëm të mirë, nuk mund të ndodhin gjërat siç duam ne, ankohemi se gjithçka është e vështirë, se s’kemi kohë, etj.

“Nuk e bëj, nuk mundem dhe nuk do ta bëj” janë ndër fjalët e thjeshta që na çojnë drejt dështimeve.

Por kjo jetë është e kufizuar, e njësoj edhe koha dhe energjia jonë. Prandaj, duhet të sigurohemi që kohën që e shpenzojmë asnjëherë të mos shkojë kot.

Ekspertët bëjnë të ditur se suksesi gjithsesi varet nga ajo se si e programojmë dhe ushqejmë mendjen tonë.

Për të korrur sukses në jetë, ekspertët rekomandojnë t’i ndiqni këto këshilla:

Vizualizimi…

Ne fitojmë shumë energji dhe fuqi nga vizualizimi jonë i gjërave që duam t’i bëjmë. Është teknikë e fuqishme e cila na mundëson t’i projektojmë qëllimet tona. Ne duhet t’i vizualizojmë në mënyrë të qartë synimet tona.

Zëvendësoni mendimet negative

Ne mund t’i fuqizojmë mendimet tona duke i zëvendësuar mendimet negative me mendime pozitive. Askush nuk i arrin synimet tona për ne, prandaj gjithçka duhet ta bëjmë vetë. Kurdo që e zëmë veten duke thënë ose menduar diçka negative për veten, menjëherë duhet t’i zëvendësojmë mendimet me diçka pozitive.

Mbani mend se do të keni një funeral…

Njerëzit shpeshherë frikësohen kur iu vjen ndërmend se dikur do të vdesin. Por asgjë nuk mund të na mbajë gjallë kur të vjen koha të vdesim.

Gjëja më e rëndësishme është se si duam që njerëzit të na mbajnë në mend pasi të vdesim.

Prandaj, ne duhet të fillojmë ta jetojmë jetën jo vetëm për të qenë të lumtur, por edhe në atë mënyrë që sjellim komoditet dhe lumturi për jetët e tjerëve

Article Logic
Execution time: 0.0030338764190674