INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla nga agjentët e FBI-së: Si të lexoni personin që keni përballe?

Këshilla nga agjentët e FBI-së: Si të lexoni personin që keni përballe?

Publikuar më: 18:22 12-06-2018

“Nuk ka nevojë ta marrësh në pyetje, për të kuptuar se çfarë vërtitet në kokën e dikujt. Sinjalet janë gjithmonë të njëjtë, mjafton të dish t’i rrokësh”. Fjalë të Larae Quy, për 23 vite agjente e kundër-spiunazhit të FBI-së.

Klasifikoni sjelljet që vini re tek të tjerët
Çdo person ka veçantitë e veta dhe adopton një sjellje të caktuar. Ka nga ata që pastrojnë fytin, që shikojnë në dysheme ndërsa janë duke folur, që kryqëzojnë krahët, që kruajnë kokën, që lëvizin qafën, që hapin sytë, etj. Në përgjithësi nuk i kushtojmë shumë vëmendje këtyre qëndrimeve, ose, në qoftë se e bëjmë, nuk e vërejmë në cilat raste shfaqen. Në origjinën e këtyre veprimeve mund të jenë arsye të ndryshme: mund të jenë manierizma, ose mund të jenë shenja të zemërimit, nervozizmit, gënjeshtrës. Kalimi “në sitë” i sjelljeve të të tjerëve, do ju ndihmojë që t’i njihni më mirë.

Vini re mospërputhjet
Kushtojini vëmendje çdo mospërputhjeje, midis modelit të sjelljes që shihni normalisht në një person dhe veprimeve të tij jashtë të zakonshmes. Për shembull: A keni vënë re se një nga furnizuesit tuaj më të mëdhenj ka një zakon të kruajë fytin në mënyrë të përsëritur, kur është nervoz? Ai e bën kur teksa përpiqet për të bërë ndryshime në marrëveshjen tuaj tregtare. Dhe në qoftë se prapa kësaj fshihen edhe gjëra të tjera? Nëse vëreni një qëndrim të tillë mund të vwzhgoni mirë situatën duke bërë më shumë pyetje, se sa do të kishit bërë në një situatë normale.

Kushtojini vëmendje tërësisë së gjesteve
Asnjë gjest apo fjalë të marra individualisht, nuk do të thonë asgjë, por kur shtrembërimet e sjelljes bëhen më shumë se sa një, mbani shënim. Për shembull, furnizuesi jo vetëm që vazhdon të pastrojë fytin, por edhe tund kokën dhe lëviz këmbët. Bëni kujdes!

Krahasoni veprimet
A e keni vënë re që dikush vepron në mënyrë pakëz ndryshe nga normalja? Zhvendosni fokusin tek pjesëtarët e tjerë të grupit, për të parë mënyrën si ndërvepron me ta. Ndryshon shprehje? A ndryshojnë qëndrimi dhe gjuha e trupit?

Shihuni në pasqyrë
Neuronet në pasqyrë janë monitorë të ngulitur në trurin tonë, që pasqyrojnë gjendjen e mendjes së të tjerëve, na lidhin me të tjerët në mënyrë që ne të mund të kuptojmë sjelljen e tyre. Një buzëqeshje, për shembull, aktivizon muskujt e buzëqeshjes në fytyrat tona, ndërsa një vrenjtje na çon në vrenjtje të mëtejshme. Kur ne shohim dikë që na pëlqen, vetullat dhe muskujt e fytyrës relaksohen, koka anohet pak dhe gjaku na fryn buzët. Nëse kur e shihni partneri nuk reagon nw atë që ju ndieni, mund të jetë duke dërguar një mesazh të qartë: nuk i pëlqeni, ose nuk është i kënaqur me diçka që ju keni bërë.

Vini re ecjen
Shpesh herë, personat që ecin duke u lëkundur, nuk kanë fluiditet në lëvizje apo e mbajnë kokën ulur, nuk kanë besim tek vetja. Nëse vini re këto tipare tek një anëtar i ekipit tuaj, mund të bëni një përpjekje më shumë për ta lëvduar apo vlerësuar punën e tij/saj, me qëllim që ta ndihmoni të ketë më shumë besim tek vetja. Ose gjatë një mbledhjeje, mund t’i bëni pyetje që të nxjerrë jashtë idetë e veta.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061