INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohej në Francë për mashtrim, por italiani arrestohet në Rinas

Kërkohej në Francë për mashtrim, por italiani arrestohet në Rinas

Publikuar më: 10:55 07-11-2018

Kërkohej në Francë për mashtrim por një shtetas italian arrestohet në Rinas.

Në pranga ka rënë shtetasi Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

41-vjeçari po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetasin Italian do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0032591819763184