INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërkesa të shumta në Bashkinë e Tiranës për Fondin e Komuniteteve. Po vitin tjetër...[VIDEO]

Publikuar më: 13:23 21-11-2017

Edhe pse u lançua në mesin e këtij viti, për programin më të ri të Bashkisë së Tiranës, Fondi i Komuniteteve, kryeqytetasit kanë patur interes shumë të madh. Me qindra qytetarë janë interesuar që të përfitojnë gjysmën e parave nga bashkia e më tej të ndryshojnë pamjen e banesave të tyre, por dhe ti bëjnë më komode ato. Drejtor i Bashkëpronësisë dhe Koordinimit të Njësive Administrative, Erind Bejko prezanton për IN News detajet se si po ndahet fondi.

“Aplikimet nisën në shtator. Kemi ndarë një fond për 10 projekte me vlerën maksimale prej 20 milion lekë, deri tani janë fituar 8," tha Bejko. 
Bashkia e Tiranës edhe vitin e ardhshëm do të përcaktojë në buxhet më shumë para për Fondin e Komuniteteve. Bejko ju bën këtë ftesë qytetarëve: “Vitin tjetër do kemi shumëfishim të buxhetit. Aplikoni se do ndryshoni cilësinë e jetës!”

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941