INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e mjekëve: Fitojmë shumë, nuk duam rritje rroge

Kërkesa e mjekëve: Fitojmë shumë, nuk duam rritje rroge

Publikuar më: 13:56 09-03-2018

E çuditshme por e vërtetë, plot 700 mjekë e infermierë në Kanada kanë firmosur një letër ku kërkojnë që të mos u rritet rroga me shpresën se kjo lëvizje do të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e problemeve buxhetore të sistemit shëndetësor në vend.

‘ Jemi kundër rritjes të pagës të negociuar nga sindikata jonë. Janë rritje të mëdha ndërkohë që shumë profesione të tjera si infermieret, sanitarët punojnë në kushte të vështira, po ashtu pacientët tanë nuk kanë akses në shumë shërbime për shkak të taksave të larta që janë rritur së fundmi. Kërkojmë që rrogat shtesë të anulohen dhe të shpërndahen për të mirën e sanitarëve dhe të tjera shërbime shëndetësore për këdo që jeton në Kebek’ thuhet në letrën e hapur të mjekëve.

“E vetmja gjë që duket të jetë imune ndaj shkurtimeve është shpërblimi ynë” vazhdon deklarata.

Po mjekët tanë do të bënin një kërkesë të tillë. Mesa duket mjekët në Kanada me të vërtetë kanë kuptuar 'Urdhrin e Hipokratit'.

Në muajin tetor, shoqata që përfaqëson 9 500 mjekë familjeje të provincës nënshkroi një marrëveshje 8-vjeçare me autoritetet drejtuese të krahinës, e cila parashikonte mesatarisht rritje të pagës së mjekëve me gati 1.8% në vit.

Vendimi i këtij grupi doktorësh të Kebekut i ka vendosur ata në konflikt me shumë prej kolegëve të vet në provincat e tjera të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0039331912994385