INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënon Beogradi: Lirojini serbët ose ndërpresim dialogun

Kërcënon Beogradi: Lirojini serbët ose ndërpresim dialogun

Publikuar më: 13:38 10-07-2018
Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti, që të braktisin radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut nëse pesë serbët e arrestuar sot nuk lirohen. 
 
“Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen sot, nuk do të ketë dialog për një kohë të gjatë”, është shprehur Gjuriç
 
Ai ka theksuar se ky mesazh vjen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç duke shtuar se edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar në lidhje me këtë çështje, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje. Policia e Kosovës zhvilloi sot një aksion në rajonin e Gjilanit, ku arrestoi pesë serbë nën dyshimet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842