INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet sërish Kotzias, i dërgohet letër me plumb

Kërcënohet sërish Kotzias, i dërgohet letër me plumb

Publikuar më: 16:38 17-03-2018

Mediat greke shkruajnë se diplomatit i është dërguar më postë një plumb i mbështjellë me një letër kërcënuese, e cila ju referohet negociatave për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

“Sidomos për ata që vënë nënshkrimin e tyre në shitjen e Maqedonisë sonë, ka vetëm një rrugë: do të zhdukim familjet e tyre, nga më i vogli tek më i madhi”, thuhet ndër të tjera në letrën kërcënuese, e cila përfundon me thirrjen që u bëhet forcave të Sigurisë dhe Ushtrisë që të mos u bindën urdhrave, por të shkojnë në Parlament dhe t’i fshijnë të gjithë, duke ndaluar shitjen e vendin tek NATO dhe BE.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë për gati pesë ditë pasi organet greke të rendit kanë kryer analizat laboratorike për plumbin në fjalë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një plumb të armëve kundërajrore. 

Kujtojmë se shumë qytetarë të Maqedonisë kanë protestuar duke kërkuar që të mos ndryshohet emri, ndërsa nga të dyja shtetet kërkohet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët sa i përket cështjes së emrit cka ka mbajtur të ngrira raportet mes tyre. Por protesta janë zhvilluar edhe në Athinë.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627