INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimet alarmojnë Era Istrefin, nuk udhëton drejt koncertit në Moskë për arsye sigurie!

Kërcënimet alarmojnë Era Istrefin, nuk udhëton drejt koncertit në Moskë për arsye sigurie!

Publikuar më: 15:46 28-07-2017

Katër këngëtaret shqiptare ishin pritur që të performonin sot në koncertin “Evropa Plus” në Moskë, por mesa duket vetëm 3 prej tyre do të jenë të pranishme.

Era Istrefi nuk do të udhëtojë për në Rusi pas rekomandimeve nga institucionet e sigurisë të cilët e sinjalizonin këngëtaren në rrezik. Burime pranë Telegrafit bëjnë me dije se performancat e Erës të këngëve në shqip dhe prezantimi si shtetase eKosovës kanë nxitur kërcënime ndaj artistes 22 vjeçare. Kështu në Moskë pritet të performojnë “vetëm” Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Arilena Ara në një spektakël që do të flasë shqip për një pjesë të mirë të saj. Të njëjtat burime bëjnë gjithashtu me dije se Era aktualisht po punon me projektin e ri në bashkëpunim me yllin e rap, French Montana, që do të publikohet më 25 gusht.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014138221740723
    array(1) { ["section"]=> string(94) "kercenimet-alarmojne-era-istrefin-nuk-udheton-drejt-koncertit-ne-moske-per-arsye-sigurie-33364" }