INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni probleme me flokët dhe fytyrën? Këto yje Hollywood-i kanë disa truke bukurie që i realizojnë në shtëpi [FOTO]

Keni probleme me flokët dhe fytyrën? Këto yje Hollywood-i kanë disa truke bukurie që i realizojnë në shtëpi [FOTO]

Publikuar më: 13:43 28-09-2018

Kur shikojmë personazhet e njohura në tapetin e kuq ose në kopertinat e revistave, “mërzitemi” pasi flokët dhe lëkura e tyre duken kaq perfekte.

Të gjithë mendojmë se ato shpenzojnë shumë kohë dhe para në qëndra estetike, por në të vërtetë ato përveç shpenzimeve të tilla,kanë disa truke bukurie që i realizojnë në shtëpi.
Këto rituale të tyre mund t’i bëjë çdo vajzë e thjesht, pasi përvec se nuk të marin shumë kohë nuk të marin as shumë para!

Maska e flokëve të Miranda Kerr
Miranda Kerr për të pasur flokë me shkëlqim dhe të shëndetshme përdor maskën me vaj kokosi dhe uthull molle.
Pasi t’i përzieni përbërësit së bashku, vendosini në flokët tuaja pas shampos dhe para zbutësit. Lëreni maskën për 3-5 minuta. Vaji i kokosit do të hidratojë flokët ndërsa uthulla do t’i bëjë ato të shkëlqejnë.

MirandaHeroImage2017copy.jpg

 

 

Duart e buta të Julia Roberts
Mosha e Julia Roberts nuk mund të zbulohet nga pamja e saj, sepse ajo ka ditur se si ta “fshehë” këtë gjë. Aktorja e famshme ka një sekret që lëkura e saj duket gjithmonë më e re. Julia Roberts përdor vajin e ullirit për duart e saj dhe nëse e vini re edhe pse është 50-vjeçe, duart e saj nuk e tregojnë këtë.

julia-roberts-schwanger.png

 

Trajtimi për akne nga Kendall Jenner
Gjithmonë është përfolur për problemet e fytyrës së modeles Kendall Jenner dhe për betejën e saj të dikurshme me aknet. Por modelja ka përdour edhe një maskë krejt natyrale për t’i luftuar dhe është ajo me lëng limoni, sodë buke dhe mjaltë. Përzieni përbërësit dhe aplikojeni produktin në akne gjatë natës. Është një trajtim i thjeshtë, por efektiv.

kylie-jenner-gg-2018-acne-lead.jpg

 

 

Priyanka Chopra
Për të pastruar fytyrën e saj nga papastëritë e ditës aktorja e njohur indiane Priyanka përdor maskën natyrale me kos, mjaltë dhe vezë. Ju duhet një e bardhë veze,një filxhan kos dhe një lugë caji me mjaltë. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe verëni në fytyrë dhe qafë. Lereni të pushojë për 15 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë.

priyanka-chopra2.jpg

 

 

Maska anti-rrudhë e Victoria Beckham
Victoria Beckham përdor gjithnjë maskën e saj me avocado shoqëruar edhe me kajsi për të luftuar rrudhat e saj.
Përzieni avokadon dhe kajsin e freskët së bashku. Vendoseni këtë maskë në fytyrë për 10-15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur. Avokadoja dhe kajsia përmbajnë antioksidantë, prandaj maska ka efekte pastrimi dhe e bën fytyrën të shkëlqejë.

Victoria-Beckham-in-the-photoshoot-VOGUE-AUSTRALIA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336