INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni parë në ëndërr shefin tuaj? Kjo gjë do t’iu ndodhë!

Keni parë në ëndërr shefin tuaj? Kjo gjë do t’iu ndodhë!

Publikuar më: 14:17 28-08-2017
Sërish ëndrrat i bëjnë njerëzit konfuzë në lidhje me shpjegimet e tyre.
Sipas ekspertëve, nëse keni parë në ëndërr shefin tuaj, ka disa gjëra që po ju ndodhin, ose do t’iu ndodhin. Ju pra që keni parë në ëndërr shefin, ose shefen tuaj, sipas intv.al bëhuni gati të shikoni shpjegimet. Shefi juaj mund të përfaqësojë një figurë tjetër autoriteti në jetën tuaj.
Ai mund të përfaqësojë një aspekt  "shefi" të vetes, pjesë e juaja që ka kontroll mbi aspektet e tjera  ose që merr vendime dhe pranon përgjegjësi. Ju ndoshta duhet të dëgjoni atë që shefi  do t’iu thotë.
Këto lloj ëndrrash shpesh i referohen kthimit në bazat e punës ose mënyrës se si i trajtoni situatat në jetën tuaj. Ata mund të tregojnë ndryshime të veçanta që vijnë në jetën tuaj ose drejtime më të gjera të asaj që duhet të bëni për të shkuar në rrugën e duhur dhe për të shkuar drejt vendit ku dëshironi të shkoni në jetën tuaj. Si përfundim, sipas intv.al është një ëndërr e mirë dhe e dobishme. 
Kur ëndërroni që shefi po ju  thotë diçka të mirë, kjo është një shenjë e mirë për një promovim ose vendim i fortë. Është gjithashtu një shenjë e mirë për para nëse shefi juaj ju ka uruar për punën që keni bërë.
Ndonjëherë, këto mund të jenë ëndrra të bazuara në frikë ose stres nga një punë e vjetër, por zakonisht ato lindin kur ka raste të ngjashme në jetën tuaj.
Burimi: Dreams Cloud
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0032889842987061