INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni këmbë shumë të holla? Ky studim do t’ju shokojë!

Keni këmbë shumë të holla? Ky studim do t’ju shokojë!

Publikuar më: 16:26 10-06-2018

Nëse keni trup me strukturë katrore, me indeks normal peshe, por me këmbë shumë të holla, mund të jeni tre herë më  të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 ose sëmundjet kardiovaskulare.


Sipas një studimi në Gjermani, njerëzit me këtë strukturë dhe peshë normale, kanë metabolizëm jo të shëndetshëm.


 Kjo është në kontrast me proporcionin e vogël të njerëzve obezë të cilët pavarësisht indeksit të lartë të trupit (BMI) janë metabolikisht të shëndetshëm, tha Norbert Stefan, profesor në Universitetin e Tubingenit në Gjermani.
“Për këtë grup, rreziku i vdekjes është vetëm 25 % më i lartë se ai i njerëzve të shëndetshëm.”- shtoi Stefan.


Rezultatet treguan se në mesin e njerëzve me këtë strukturë trupi, këmbët e dobëta mund të jenë një faktor i rëndësishëm i shëndetit të dobët metabolik.


Për  njerëzit e shëndoshë, nivelet e dhjamit të barkut janë parashikues të fortë të sëmundjeve siç janë diabeti tip 2 sëmundje kardiovaskulare.


Në njerëzit e dobët, një problem gjenetik i ruajtjes së yndyrës në gjymtyrët e poshtme mund të jetë një faktor vendimtar, duke i vendosur ata në një rrezik për këto sëmundje.

Article Logic
Execution time: 0.0042970180511475