INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për fundjavë? Moti vjen me surpriza, zbuloni çfarë pritet të ndodhë!

Keni bërë plane për fundjavë? Moti vjen me surpriza, zbuloni çfarë pritet të ndodhë!

Publikuar më: 17:53 14-09-2018

Ndonëse gushti ka ikur dhe pushimet kanë mbaruar, moti duket se nuk ka ndryshuar shumë. Diell dhe temperatura të larta kanë bërë që bregdeti të jetë vazhdimisht i frekuentuar.

Por si do të jetë moti për fundjavën.

Nga parashikimet e bëra duket se bregdeti do të jetë sërish shumë i frekuentuar i favorizuar edhe nga moti me diell.

Parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Ditën e shtunë dhe të diel në përgjithësi, nuk priten reshje.

Por nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që gjatë së shtunës në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.

Por më të mundshme reshjet pritet të jenë në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut.

Temperaturat

Për të shtunën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 29 °C

në vendet e ulëta: 17 / 28 °C

në vendet malore: 11 / 26 °C

Era

Gjatë ditës së shtunë era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00083708763122559
    array(1) { ["section"]=> string(87) "keni-bere-plane-per-fundjave-moti-vjen-me-surpriza-zbuloni-cfare-pritet-te-ndodhe-71716" }