INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare krenare me Dua Lipa-n, kjo e fundit e falenderon para 18 milion personave! Jo, nuk është Bebe Rexha dhe as Era Istrefi, por ... [FOTO]

Këngëtarja shqiptare krenare me Dua Lipa-n, kjo e fundit e falenderon para 18 milion personave! Jo, nuk është Bebe Rexha dhe as Era Istrefi, por ... [FOTO]

Publikuar më: 23:20 10-09-2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.

Së fundmi Dua ka ardhur në bashkëpunim me Diplo, Silk City dhe Mark Ronson, ku ky i fundit ka bashkuar të gjithë për të qenë pjesë e këngës, 'Electricity'. Këngë e cila në vetëm pak ditë nga publikimi tashmë ka mbi 10 milion klikime.

Të lumtur për arritjet e saj janë të gjithë shqiptarët ngado ndodhen si edhe këngëtarët shqiptarë, të cilët nuk bëhen ziliqarë, por përkundrazi krenohen me suksesin e shqiptares jashtë vendit.
Një prej tyre është edhe Vesa Luma. Kjo e fundit ka publikuar në ‘insta story’ një video ku tregon se kënga e Duas është trend edhe në Zelandën e Re. E lumtur për përkrahjen e Vesës, Lipa e ka postuar në ’insta story’, postimin që i dedikoi Luma. Madje këngëtaret e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram./intv.al/

aa36b8f9-5111-4f4c-9d4a-e13bd84a3cb1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605