INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e Izraelit foli keq për shqiptarët dhe “thumboi” Elenin, Eugent Bushpepa ka diçka për t’i thënë: Më bëri të...[FOTO]

Këngëtarja e Izraelit foli keq për shqiptarët dhe “thumboi” Elenin, Eugent Bushpepa ka diçka për t’i thënë: Më bëri të...[FOTO]

Publikuar më: 18:42 17-05-2018

Të lumtë Eugent! 

Ishte një ndër edicionet më të bukur për ne, pasi për herë të parë konkurruan 3 shqiptarë, për 3 shtete të ndryshme. Por fatkeqësisht fituese ishte Netta Barzilai, përfaqësuesja e Izraelit. Ajo triumfoi me këgën “Toy”, por të themi të drejtën nuk foli mirë për shqiptarët, për të cilët u shpreh se e kanë kërcënuar në rrjetet sociale. E si të mos mjaftonte kjo, lëshoi edhe një thumb për Eleni Foureirën duke thënë se nuk ka patur konkurrente vetëm veten.

Por çfarë mendimi ka Eugent Bushpepa për të?

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në Top Shoë Magazine.

Fillimisht ai ka treguar se kënga e Izraelit nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka shprehur pëlqimet për këngët e tjera pjesëmarrëse.

“Më bëri të humbas pak shpresën për për shijen muzikor të njerëzve. Ajo është një këngëtare e mirë, por nuk mendoj që ajo dha maksimumin në atë skenë. Unë jam përpjekur që të tejçoj atë që ndjejë me këngën time. Kënga e Hungarisë, më pëlqeu për guximin që kishin djemtë, Bullgaria dhe Holanda. Dhe ato që nuk më pëlqyen,ishte Moldavia, Izraeli”- ka thënë ai.

hrnyl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875