INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar flet për herë të parë për lidhjen e shumëpërfolur! Habit me atë që thotë [VIDEO]

Këngëtari shqiptar flet për herë të parë për lidhjen e shumëpërfolur! Habit me atë që thotë [VIDEO]

Publikuar më: 12:33 02-10-2017

Ai nuk ka folur ndonjëherë për jetën e tij private, ajo aq më pak.

Megjithatë në media u fol gjatë për romancën që kishte lindur mes Brunos së “Threedots” dhe aktores kosovare të serialit “O sa mirë’, Arta Nitaj. Çifti më në fund mori guximin të postonte një foto ku kishin dalë bashkë. Madje edhe klipi i tij fundit “A më do”, mori goxha vëmëndje pasi  në të u shfaqën në skena të nxehta këngëtari dhe aktorja dhe u hamendësua se i ishte kushtuar pikërisht Artës. Megjithatë, teksa ka folur së fundmi në një intervistë për Prive, Bruno habiti të gjithë me përgjigjen”: “Me qejf kisha folur shumë, por nuk preferoj. Është më mirë kështu. Mirë e the që është e kaluar,  kështu që le të mbetet në të kaluarën. Për aq kohë sa zgjati ishte shumë mirë, ishte shumë ok”.

Ndërkohë Bruno i është përkushtuar karrierës dhe zbulon se shumë shpejt do të publikojë një bashkëpunim të cilin do ta sjellë shumë shpejt dhe  nuk zbulon asnjë detaj më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451