INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur i propozon për martesë Roza Latit në mes të sheshit “Skënderbej” [FOTO]

Këngëtari i njohur i propozon për martesë Roza Latit në mes të sheshit “Skënderbej” [FOTO]

Publikuar më: 19:26 24-12-2017

Ajo është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe sigurisht shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo di t’i bëjë për vete ata dhe në emisionin e saj më të ri “Why Not” fton personazhe interesantë e i fundit ishte Kastro Zizo. Epo kur bëhen bashkë Kastro dhe Roza nuk mund të mungojnë batutat dhe të qeshurat.
Dyshja kishin përgatitur edhe një insert ku shfaqeshin të maskuar si pleq në qendër të Tiranës. Pasi bënë xhiro me makina, Kastro ulet në gjunjë dhe nxjerr kutinë me unazë. Roza me humor thotë se këtë moment ja kishin parashikuar plakat e lagjes.
Kastro i vë unazën Rozës dhe më pas përqafohen. Pas insertit, Roza pyeti Kastron pse u kompleksua gjatë atij momenti ndërsa këngëtari tregoi se edhe pse ishin maskuar, njerëzit e kishin kuptuar që ishin ata, për këtë arsye.

kastrinjo.png

Article Logic
Execution time: 0.0023889541625977