INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i famshëm që na ka rrëmbyer zemrat me baladat e tij habit me vendimin: Po tërhiqem…

Këngëtari i famshëm që na ka rrëmbyer zemrat me baladat e tij habit me vendimin: Po tërhiqem…

Publikuar më: 17:16 14-10-2018

Mund të duket e pabesueshme por Michael Buble do të tërhiqet nga muzika. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai foli për mënyrën se si sëmundja e djalit të tij ia ndryshoi jetën dhe e bëri atë t’i fshinte rrjetet sociale dhe të tërhiqej nga bota e famshme. “Duke kaluar përmes kësaj me Noah, nuk pyesja kush isha, por pyesja për çdo gjë tjetër si psh: ‘Pse jemi këtu’, ‘A është kjo gjithçka’, Sepse nëse gjithçka ekziston, duhet të ketë diçka më të mirë”.

Më tej ai u shpreh se ka vendosur që kurrë nuk do të lexohet më emri i tij në shtyp dhe se ka vendosur që nuk do i përdori më rrjetet sociale.
Tani që djali është shëruar, ai la të kuptohet se albumi i tij i fundit ‘Love’ mund të jetë i fundit. ”Kjo është intervista ime e fundit. Po tërhiqem. E kam bërë muzikën perfektë dhe tani mund të largohem duke qenë në krye”, ka vazhduar më tej Michael.

michaelbuble_14719284_588804564577632_8895814178476916736_n-696x696.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959