INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i “Asgjë sikur dielli” sulmohet fizikisht në Akademinë e Arteve

Këngëtari i “Asgjë sikur dielli” sulmohet fizikisht në Akademinë e Arteve

Publikuar më: 14:23 12-10-2017

Ky nuk është rasti i parë i dhunës që ushtrohet ndaj personave të njohur. Këtë herë “viktimë” e dhunës ka qenë këngëtari i “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani. Ai është sulmuar sot fizikisht nga një profesor në zyrën e tij në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ai ka reaguar menjëherë pas këtij veprimi me anë të një statusi ku shkruan:

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0029668807983398