INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Kënduan një version të ri të këngës së Luanës “Benzina”, Olti Curri tall rëndë çunat e “Fiks Fare” [VIDEO]

Kënduan një version të ri të këngës së Luanës “Benzina”, Olti Curri tall rëndë çunat e “Fiks Fare” [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 14-11-2017

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy aktorë të njohur në vendin tonë por prejmë shumë se një viti i kemi parë në rolin e moderatorit në emisionin “Fiks Fare”. Ata kanë qenë më parë pjesë e programit “Pa Limit” që drejtohej nga Luana e sigurisht gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me moderatoren, e cila i kishte të ftuar në emisionin e saj të fundit “Shiko kush Luan”.
Mirëpo Devisi dhe Dori nuk kishin ardhur “duarbosh” sepse i kishin rezervuar Luanës një surprizë. Ata miksuan këngën “Marsida” me këngën e Luanës “Benzina” me një tekst ndryshe në kuadër të shakasë.
Pavarësisht se kjo performancë “live” u ka pëlqyer shumë personave, nuk mund të themi të njejtën gjë për Olti Curri. Ai ka shpërndarë videon e Devisit dhe Dorit në profilin e tij në Facebook duke e krahasuar me një humor gjimnazistësh dhe ka shkruar: “Ku na therret qameti...te keqen e humorit qe bejne gjimnazistet vitit te dyte me njeri tjetrin ne pushim te vogel mes oreve...”

Article Logic
Execution time: 0.00381803512573
array(1) { ["section"]=> string(105) "kenduan-nje-version-te-ri-te-kenges-se-luanes-benzina-olti-curri-tall-rende-cunat-e-fiks-fare-video-41942" }