INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kemi pak apo shumë turistë?

Kemi pak apo shumë turistë?

Publikuar më: 10:13 01-10-2018

Nërkohë llokoçitemi me shifrën që kemi pasur një fluks prej 4 ose 5 milionësh turistë këtë verë. Dakord, por cili është kuptimi i kësaj shifre? Drejtues të dikasterit që merret me këtë punë na e paraqesin si sukses. Sigurisht një anë suksesi ka! Imagjionini sikur asnjë turist të mos shkeli territorin shqiptar se çfarë qameti dotë ishte. Por, megjithatë çështja do të duhej të shihej më thellë e me profesionalizëm. Se të marrësh statistikat nga policia e kufirit, kjo nuk vlen fare për të matur me logjikë të fortë menaxheriale fluksin tonë turistik.

Kjo lidhet më së pari me pyetjen thelbësore : 4 ose 5 milionë në vit turistë, janë shumë apo janë pak për mundësitë e infatsrukturës turistike shqiptare? Sepse dëgjojmë nëpunësit tanë që na thonë se planin e kemi që në të ardhmen të kemi 10 milionë turistë!!!

Shumë mirë! Por, kuptojeni që po bëni si i thonë sasi! Në strategjitë menaxheriale thjesht sasia nuk mjafton, madje rendja pas sasisë, përtej llogarive që duhen parë me gjakftohtësi dhe jashtë dëshirës për propagandë, mund të sjelli dëme të pallogaritshme. Supozojmë përshembull se në Shqipëri vijnë 20 milionë turistë në verë!!! Kjo do t'i jepte fund gjithçkaje! Pra, përpara se të flitet për shifra si dëshirë duhet parë sesa janë kapacitet reale të vendit për të pritur turistë. thirrjet pas berihajt për sasi nuk janë veçse dëshira me lugë të zbrazur.

E vërteta është, pqese flasim drejt e pa dorashka, që po të ishte puna për katër a pesë milionë turistë në vit, ne nuk do të kishim fare nevojë për nëpunës që merren me turizmin. Do të mjaftonte në fakt, atëhere po, vetëm policia kufitare, dhe policia e rendit për të sigurar jetën e turistëve. Ka miliona turistë në Europë që vetëm kaq duan.

E cfarë janë 4 ose 5 milionë turistë në verë?

Ja të bëjmë një llogari të vogël:

A ka nja një milionë emigrantë shqiptarë të ikur vitet e fundit. Po marrim një shifër krejt minimale. Sikur vetëm gjysma e tyre të kalojnë ca ditë pushime vere në Shqipëri, bashkë me familjen ja u bënë 1 milonë e gjysëm turistë. Burrë, grua, fëmi. Afërsisht.

Sikur edhe nja gjysëm milion shqiptarë nga trojet të vijnë me nga dy fëmijë vetëm, ja tek u bëne dhe dy milonë të tjerë.

A ka Europa nja 700 a 800 milonë banorë. As 10 përqind, as 1 përqind, por vetëm 0,1 përqind e tyre të kalojnë ca ditë në Shqipëri si turistë, a nuk bëhen aty te 700 mijë ose edhe 1 milionë turistë të huaj?

Ja ku u bënë në mënyrë natyrore, pa asnjë politikë a strategji turistike, nja 4 milionë e gjysëm turistë në kohë vere! A po jo. Pa pasur nevojë fare për dikaster turizmi!

Pra nuk është problemi fare te sasia. Kot e rrahin atë gozhdë me çekiç në media.

Me leje të posaçme nga Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0037062168121338