INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejvina e lidhur me futbollistin e njohur të Kombëtares Shqiptare? Shihni si e vë në siklet Armando Duka [FOTO]

Kejvina e lidhur me futbollistin e njohur të Kombëtares Shqiptare? Shihni si e vë në siklet Armando Duka [FOTO]

Publikuar më: 19:25 01-04-2018

Vazhdon flirti mes Kejvinës dhe futbollistit...

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë që në daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” ku nuk hezitoi të zbulonte hiret e saj dhe të paraqitej si një femër tepër sensuale. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse dhe e kuruar, e sigurisht që nuk mund të mungojnë komplimentet e shumta në fotot e publikuara.

E ndër komentuesit e shumtë na ka zënë syri edhe portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Bukuroshja lezhjane, e rritur në Itali shkëmben "like" në foto dhe komente, jo pak herë me gardianin kuqezi e kështu u aludua se ata kanë një lidhje sentimentale mes tyre.

I ftuar në “Xing me Ermalin” ish-kreu i FSHF-së Armand Duka ka ngacmuar pak Kejvinën për këtë flirt. E pyetur nga Ermal Mamaqi se cilin futbollist dëshironte që Duka t’ja sillte për një kafe, Kejvina u shpreh se nuk donte asnjërin dhe që ishte mëse e kënaqur vetëm.

Duka tha: “Kjo është për Strakoshën!”

“Ah po, i dolën ca llafe Kejvinës për djalin e Foto Strakoshës!”-vijoi më tej Ermal Mamaqi referuar zërave për një lidhje mes velinës dhe Thomas Strakoshës, ndërkohë që Duka shpjegoi se të dy djemtë e portierit legjendar janë futbollistë. “Të dy janë, por njëri është që... Ok nuk po flas më!”-u shpreh Kejvina e sikletosur duke u munduar të dalë nga situata.

kejvian.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051