INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për fëmijë?! Kejsi zbulon se çfarë e acaron Stresin në lidhje me të dhe as nuk e kishim imagjinuar ndonjëherë! [FOTO]

Gati për fëmijë?! Kejsi zbulon se çfarë e acaron Stresin në lidhje me të dhe as nuk e kishim imagjinuar ndonjëherë! [FOTO]

Publikuar më: 18:18 23-11-2018

Arrestimi i reperit Stresi, bëri një buje të madhe në media e sidmos për faktin se në dhomë u gjend me një 20-vjeç are. Pas kësaj kureshtja ishte e madhe se çfarë qëndrimi kishte Kejsi e fejuara e Stresit, por ajo në çdo fjalë të saj ka treguar mbështetjen për partnerin.

Së fundmi bukuroshja ka ftuar ndjekësit e saj të bëhen pjesë e një loje “Sa mirë e njeh partnerin” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Kejsi zbuloi disa detaje nga marrëdhënia me Stresin.

E një ndër pyetjet më interesante ishte: “Cila është ajo gjë që kur ti e bën, partneri acarohet?”

Besojeni ose jo, Kejsi tha që Stresi nuk do që ajo të dëgjojë këngët e tij në makinë. Kejsi zbuloi ndër të tjera se Stresi ka fobi fluturimin me avion, dashuron gjumin, irritohet nga trafiku dhe dëshiron të ketë fëmijë, mundësisht i pari të jetë djalë.

 

sleeps.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039