INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi bën dedikim të veçantë për ditëlindjen e Stresit: “Jetën ma ndryshove me shikim të parë!” [FOTO]

Keisi bën dedikim të veçantë për ditëlindjen e Stresit: “Jetën ma ndryshove me shikim të parë!” [FOTO]

Publikuar më: 10:22 15-06-2019

Sot është një ditë shumë e veçantë në shtëpinë e çiftit, për arsye sepse ata festojnë dy gëzime në një ditë.

Bëhet fjalë edhe për festimin e lirimit nga burgu të reperit po ashtu dhe ditëlindjen e tij, 33-vjetorin.

Reperi ka marrë shumë urime të ndryshme jo vetëm nga të afërmit e tij por edhe nga adhuruesit e tij, por dedikimi më i veçantë për të është ai i bashkëshortes së tij, Keisit.

Keisi ka bërë urimin më të veçantë për bashkëshortin e saj, për të cilin shprehet se i ka ndryshuar jetën që prej fillimit.

Ajo shprehet se lirimi i tij ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij dhe e uron reperin që t’i plotësohet çdo dëshirë.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde të merrja unë dhuratën e shtrenjtë! Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë çdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë je dhe to të jesh përjetësisht my bad boy for life, që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë!”- ka shkruar Keisi.

w.png

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004