INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ke probleme mendore”! Kanye West “masakrohet” pas deklaratës së fortë, reagon Kim Kardashian, motrat e saj i dalin kundër [FOTO]

“Ke probleme mendore”! Kanye West “masakrohet” pas deklaratës së fortë, reagon Kim Kardashian, motrat e saj i dalin kundër [FOTO]

Publikuar më: 11:38 26-04-2018

E gjithë bota kundër Kanye West, telashe në familjen e njohur! Zbuloni çfarë ka ndodhur!

Me siguri Kanye nuk e kishte menduar që ato statuse të publikuara në rrjetet sociale do të “trazonin” të gjithë botën. Të gjithë po i komentojnë dhe shpërndajnë fjalët e tij dhe sigurisht, Kim është e vetmja e cila po e mbështet në këtë vorbull që u krijua. Duket se bashkëshorti i saj po promovon albumet që do të lançojë gjatë verës, por ka zgjedhur ta bëjë këtë në mënyrën më kontroversiale të mundshme.

Ai ka shprehur simpatinë ndaj Trump si dhe ka treguar se është shumë më i suksesshëm se disa nga emrat më të njohur të tregut ndërkombëtar. Shumë persona e kanë gjykuar ''shpërthimin e tij me statuse, si një problem mendor, gjë të cilën Kim e ka quajtur tejmase të pavend kundrejt bashkëshortit të saj. Ajo ka përdorur Tëitter për t’i dalë në krah partnerit të saj ku u shpreh se ai ka të drejtën të japë mendimin e tij.

kim.png

 

Vetëm gjatë 24 orëve pas këtyre deklaratave, Kanye ka humbur mbi 10 milionë ndjekës në rrjete sociale, mes tyre kërcimtarja Teyana Taylor, kunati Travis Scott madje dhe Kylie Jenner.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434